GJENEVË – UNRWA: Asnjë mundësi evakuimi nga Rafahu

by admin
Spread the love

GJENEVË, 15 shkurt /ATSH-DPA/ – Komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) nuk sheh asnjë mundësi për evakuimin e njerëzve nga qyteti Rafah në jug të Rripit të Gazës, siç kërkohet nga Izraeli.

Philippe Lazzarini kërkoi të dijë se ku duhet të evakuohen 1,4 milionë njerëz të grumbulluar në Rafah.

”Nuk ka vend të sigurt në Gaza”, tha ai për gazetën zvicerane ”Neue Zürcher Zeitung”.

”Veriu është i mbushur me bomba të pashpërthyera, kështu që njerëzit nuk mund të dërgoheshin atje”, sipas Lazzarinit.

Ai shtoi se uria është e pashmangshme.

Qeveria e Izraelit u ka bërë thirrje organizatave të OKB-së që punojnë në rajon që të ndihmojnë në evakuimin e civilëve nga Rafah.

Forcat e armatosura e shohin Rafahun si bastionin e fundit të organizatës islamike palestineze Hamas, të cilën ata duan ta shkatërrojnë në luftë.

Izraeli ka propozuar zhvendosjen e popullsisë së Rafahut në qytetet me tenda të gjera më në veri të Rafahut.

Lazzarini tha se njerëzit tashmë janë larguar disa herë brenda zonës bregdetare.

Më shumë se 100 000 njerëz ishin vrarë ose plagosur ose ishin zhdukur.

Në Rripin e Gazës, pothuajse 18 000 fëmijë kanë mbetur jetimë në vetëm katër muaj.

Organizata palestineze e ndihmave është vënë nën vëzhgim lidhur me akuzat izraelite se 12 punonjës të UNRWA ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like