GJENEVË – OKB: Mbi 140 ekzekutime në Iran në 2023

by admin
Spread the love

GJENEVË, 20 mars / ATSH-DPA/ – Deri më tani, Irani ka ekzekutuar 143 persona në 2023, sipas një vëzhguesi të OKB-së.

“Ata u dënuan të gjithë në gjyqe jashtëzakonisht të padrejta”, tha sot në Gjenevë, Javaid Rehman, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Iran.

“Vitin e kaluar u kryen të paktën 500 dënime me vdekje”, tha Rehman ne Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Gjatë protestave të fundit, u vranë të paktën 527 persona”, sipas ekspertëve.

“Protestuesit u rrahën për vdekje nga forcat e sigurisë”, thanë ata.

Protestat kundër regjimit shtypës kanë shkaktuar një nga krizat më të rënda një nga krizat më serioze për lidershipin politik të Iranit, për dekada.

Shkaku ishte vdekja e gruas kurde iraniane Jina “Mahsa” Amini shtatorin e kaluar.

Ajo vdiq në paraburgim pasi u arrestua nga policia e moralit për shkelje të kodeve të veshjes islame.

Sipas Rehman, shkeljet masive të të drejtave të njeriut të kryera nga shteti që nga vdekja e Amini,  duke përfshirë vrasjet, torturat dhe përdhunimet mund të konsiderohen krime kundër njerëzimit.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like