GJENEVË – OKB: Lufta po vonon ndihmat urgjente për Gazën

by admin
Spread the love

GAZA, 5 janar /ATSH-DPA/- Organizatat e ndihmës nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë ndihmat e nevojshme urgjente për shpëtimin e jetëve në Gazën veriore për ditë të tëra, sipas agjencisë së ndihmës emergjente të OKB-së, OCHA.

OCHA tha dje në mbrëmje se OKB-ja dhe organizatat partnere nuk ishin në gjendje të dërgonin ndihma humanitare në veri të lumit Wadi, në Gaza për katër ditë, pasi aksesi në zonat ishte vonuar për shkak të luftimeve në zonë.

Furnizimet urgjente të ndihmës përfshinin ilaçe për më shumë se 100 000 persona për një muaj.

OCHA bëri thirrje për qasje urgjente, të sigurt, të qëndrueshme dhe të papenguar humanitare në zonat në veri të Gazës, të cilat janë shkëputur nga jugu për më shumë se një muaj.

Lufta midis Izraelit dhe organizatës islamike Hamas ka tre muaj që po shpërthen në Rripin e Gazës.

Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 22 438, shumica prej tyre ishin civilë.

Pushtimi i Rripit të Gazës ishte një përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga terroristët e Hamasit dhe grupet e tjera në Izrael më 7 tetor.

Rreth 1 200 persona, duke përfshirë më shumë se 800 civilë, u vranë. /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like