GJENEVË – OBSH: Spitale të tjera në Rripin e Gazës kërkojnë evakuim

by admin
Spread the love



GJENEVË, 21 nentor /ATSH-DPA/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se dy spitale të tjera në Rripin e Gazës kanë kërkuar të evakuohen.

“Spitali Indonezian dhe Spitali al-Ahli, janë ndër objektet më të vjetra në Rripin e Gazës me një histori prej më shumë se 140 vjetësh”, tha sot një zëdhënës i OBSH-së, në Gjenevë.

Pas shpëtimit të 31 foshnjave të parakohshme nga spitali Al-Shifa i dëmtuar rëndë në fundjavë, OBSH po vazhdon të punojë me shpejtësi të plotë për të shpëtuar pacientët e mbetur atje.

“Ambulanca të specializuara nevojiten për më shumë se 50 pacientë të plagosur në shtyllën kurrizore dhe rreth 20 pacientë me dializë”, tha zëdhënësi i OBSH-së.

Garancitë e sigurisë nga palët ndërluftuese, Hamasi dhe Izraeli janë gjithashtu të nevojshme për të siguruar që autokolonat e ambulancave të mos perfshihen nga armët e zjarrit.

Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se po përpiqet të mbështesë spitalet dhe t’i mbajë të hapur kudo që të jetë e mundur, pasi ato janë streha e fundit për shumë persona të sëmurë dhe të plagosur. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakOsmani mban takim me të mbijetuarat e dhunës


You may also like