GJENEVË – OBSH: Gjermania të nxisë vendet e pasura për kontributin në Programin e Reagimit ndaj Covid-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

GJENEVË, 25 qershor /ATSH-DPA/-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje Gjermanisë që të nxisë përfaqësuesit e vendeve kryesore industriale të botës në samitin e G7 në lidhje me kontributin në Programin e Reagimit ndaj Covid-19.

Sipas OBSH-së, Gjermania është investuesi më i madh në programin ACT-Accelerator, i cili furnizon vendet më të varfra me vaksina, diagnostikime dhe teste për Covid-19.

“Qeveria gjermane duhet të ngrihet dhe të thotë: ne kemi paguar pjesën tonë dhe duhet ta bëni edhe ju këtë. Ata që nuk e bëjnë janë të lirë”, tha Bruce Aylward, përgjegjës për koordinimin e Covid-19 i OBSH-së.

“Nëse prekemi nga valë të tjera të kësaj sëmundjeje, atëherë do të kemi të bëjmë edhe me një krizë trazirash civile”, tha Aylward.

“Gjermania nuk duhet të ketë frikë të flasë nga një pozicion i autoritetit moral”, shtoi ai, duke lavdëruar vendin për prioritetin e tij të vazhdueshëm në luftën kundër pandemisë globale në mes të luftës në Ukrainë.

Rreth 12 miliardë dollarë mungojnë ende nga buxheti aktual vjetor prej gati 17 miliardë dollarësh deri në shtator 2022.

Sipas shifrave të OBSH-së, Gjermania ka paguar më pak se 1.3 miliardë dollarë, më shumë se pjesa e saj qe i takon.

Pjesa që një vend duhet të paguajë llogaritet nga OBSH-ja sipas performancës ekonomike të një shteti dhe pjesës së tregtisë botërore. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like