Gjeneva ndalon pirjen e duhanit në stacionet e autobusëve dhe pranë shkollave

by admin
Spread the love

Këshilli i Madh i Gjenevës ka modifikuar perimetrin e Ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike

Një cigare duke pritur autobusin, kjo shprehi pothuajse ka mbaruar. Të premten deputetët e Gjenevës vendosën që të përfshihen hapësira të reja ku do të ndalohet pirja e duhanit, sipas Ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike. Bëhet fjalë për ndalesa nëpër stacionet e autobuësve TPG, zona afër shkollave, kënde lojërash dhe pishina për fëmijë, qendra sportive apo tribuna në buzë të fushave sportive, njofton Agjencia Zvicerane Telegrafike (ATS), transmeton portali Shtegu.

E pranuar nga një shumicë shumë e madhe e Këshillit të Madh, dispozita e re – e para në Zvicër – synon në veçanti të mbrojë më mirë të rinjtë. Ajo duhet të hyjë në fuqi brenda dyzet ditëve, me përjashtim të rastit të referendumit ose ankimimit ligjor. Disa vende tashmë kanë ligjësuar në këtë fushë dhe kanë vendosur disa hapësira publike pa tym, si Franca, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara.

You may also like