Gjenerali i shkarkuar rus vdes në dukje i vetëvrarë në Moskë

by admin
Spread the love

Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse ka vdekur në dukje nga vetëvrasja mëngjesin e sotëm në periferi të Moskës, disa javë pasi sipas raportimeve ishte shkarkuar nga presidenti Vladimir Putin.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se Gjen. Major Vladimir Makarov, 72 vjeç, u gjet i vdekur në zonën e Golikovo, njoftonte agjencia shtetërore ruse TASS.

Bashkëshortja e Makarov, Valentina, kishte gjetur burrin me një plagë arme në kokë, sipas rrjetit rus  SOTA.

Djali i çiftit kishte thirrur ambulancën por gjenerali nuk mund të shpëtohej.

Të tjera raportime thonin se i ndjeri kishte rënë në depresion pas shkarkimit nga detyra, teksa “nuk dinte ç’të bënte me veten” pa pensionimit të hershëm.

Janë disa zyrtarët të lartë ruse që kanë vdekur në rrethana misterioze  muajt e fundit.

 

You may also like