Gjendet trupi i Navalny-t? Ja ç’thotë një ndihmës mjek… – Shqip

by admin
Spread the love

Trupi i mavijosur i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny u gjet në një morg spitali në Arktik, dy ditë pasi ai vdiq në një burg aty pranë.

Një ndihmës mjek i tha mediave të opozitës ruse se kishte mavijosje në kokën dhe gjoksin e Navalny-t kur trupi i tij u soll në Spitalin Klinik të Qarkut Salekhard.

“Lëndime të tilla, të përshkruara nga ata që i kanë parë, janë rezultat i një sulmi”, tha një mjek i paidentifikuar për gazetën Novaya Gazeta.

“Personi po konvulsohet, tentojnë ta frenojnë dhe shfaqen mavijosje. Po ashtu kanë thënë se ka pasur një mavijosje në kraharor. Domethënë kanë tentuar ta ringjallin dhe me shumë gjasa ka ndërruar jetë nga infarkti”.

Kujtojmë se zyrtarët e burgut rus thanë se Navalny vdiq të premten, më 16 shkurt, pasi u sëmur gjatë një shëtitjeje të shkurtër në IK-3, një burg famëkeq brutal në Arktikun rus, shkruan Telegrafi.

Nëna e Navalny-t nuk arriti ta gjente trupin e tij në morgun e Salekhard të shtunën, më 17 shkurt dhe kolegët e tij në Fondacionin Anti-Korrupsion akuzuan autoritetet ruse për një mbulim. /tesheshi.com/

You may also like