Gjendet njëri alpinist në Malin Sharr, vazhdojnë kërkimet për të dytin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Është gjetur alpinisti i cili ishte në kërkim që nga mbrëmë pasi u raportua se ka rënë nga një shkëmb në zonën afër majës së Titos.

Alpinisti i cili ka raportuar për aksidentin është gjetur mbrëmë rreth orës 20:00 dhe i njëjti është dërguar në spital rreth orës 3 së bashku me kreun e SPB Tetovë i cili gjithashtu ka pësuar lëndime, njoftuan mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Ndërkaq kërkimet për alpinistin e dytë vazhdojnë ende. Mirëpo, siç thuhet, terreni i vështirë dhe mjegulla e rëndojnë situatën.


You may also like