Më në fund është gjetur medalja e titullit të 19-të të Milanit, që iu vodh trajnerit Stefano Pioli gjatë festës në stadiumin e Sassuolos.
Personi që vodhi medaljen nuk i ka shpëtuar tundimit dhe ka publikuar “trofeun” e tij në rrjetet sociale, duke shkruar: “Faleminderit Pioli”.
Videoja e publikuar fillimisht në Instagram story është bërë virale në rrjet dhe ndoshta tani do të jetë më e lehtë që të gjendet hajduti.
Gjithsesi Pioli nuk do të mbetej pa medalje, sepse Lega Serie A deklaroi se do ti jepte një tjetër medalje trajnerit kuqezi. / Oversport.tv
Su Instagram compare la medaglia rubata: “Grazie Pioli” #medaglia #SassuoloMilan #MilanCampione https://t.co/W7IXlkY0nJ
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) May 23, 2022