Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në Pejë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është gjetur i shtirë në shtëpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete.

Policia dhe autoambulanca menjëherë kanë shkuar në vendngjarje lidhur me rastin që ka ndodhur të shtunën.

Po ashtu u tha se dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjeç është pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes””, njoftoi Policia e Kosovës.

You may also like