Gjendet gjuha e përbashkët, zyrtarizohet divorci mes Genoas dhe Shevchenkos

by admin
Spread the love

Zgjati vetëm disa ndeshja aventura e Andriy Shevchenko në krye të pankinës së Genoas sezonin e kaluar, para se Alexander Blessin të zbarkonte në “Ferraris”.

Sot palët kanë prishur kontratën me konsensus dhe tashmë ish-tekniku i Ukrainës është i lirë që të kërkojë një aventurë të re profesionale.

“Genoa njofton se ka prishur me konsensus kontratën mes klubit dhe Andriy Shevchenko”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.

Ukrainasi mori vendin e lënë bosh nga Davide Ballardini në 7 nëntor të vitit 2021, por aventura e tij në Liguria zgjati pak, derisa u shkarkua në 15 janar të vitit 2022. / Oversport.tv

Foto: Genoa CFC Facebook

You may also like