Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në Prishtinë, po jetonte e vetme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një grua e moshës 76-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka treguar se e ndjera ishte duke jetuar e vetme.

“Në ora 13:33, të enjten, policia është njoftuar se në lagjen Dardania Prishtinë, në një banesë, mund të jetë një trup i pajetë. Njësitet e policisë janë angazhuar në atë lokacion. Në një banesë është hasur pa shenja jete një grua (viti i lindjes 1946), e cila jetonte e vetme”, është shprehur ai.

Në vendngjarje përveç policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor emergjent.

“Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorinë”.

You may also like