Gjendet e vdekur ish-gruaja e një sheiku të Katarit – Shqip

by admin
Spread the love

Cassia Galliano, 45 vjeçe, ish-bashkëshortja e princit dhe miliarderit të Katarit, Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, u gjet e vdekur në Marbella të Spanjës.

Ajo dyshohet për mbidozë me lëndë narkotike. Për të flitet se ishte gruaja e tretë e këtij miliarderi, xhaxhai i emirit aktual të Katarit, Tamim Ibn Hamad El-Thani.

Ajo pretendoi se ish-ministri i Financave dhe Energjisë i Katarit, i cili është edhe djali i madh i emirit të mëparshëm Khalifa bin Hamad Al-Thani, ngacmoi seksualisht një nga tre vajzat e tyre, akuza të cilat . ai i mohoi.

Cassia, e cila bënte një jetë luksoze ndërsa ishte e martuar me Al-Thanin, thuhet se u gjet e vdekur të dielën në mëngjes. Ish-çifti ndan kujdestarinë e dy vajzave 17-vjeçare që fillimisht jetonin me Al-Thanin përpara se të vendosnin të transferoheshin në Marbella për të jetuar me nënën e tyre.

Al-Thani u zemërua shumë me lëvizjen e vajzave të tij dhe vendosi t’i largonte plotësisht. për të hequr dorë prej tyre. Çifti ka një vajzë tjetër – një 15-vjeçare që ende jeton në një apartament luksoz familjar në Paris.

Ish-çifti ka 15 vite që lufton një betejë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve. Ai e akuzoi atë se ishte një alkoolike me çrregullime të rënda mendore. Cassia ishte me origjinë nga Polonia. Ajo është rritur në Los Angeles kur takoi burrin e saj në moshën n19-vjeçare. Ata u martuan në vitin 2004. /tesheshi.com/

You may also like