Gjendet e vdekur inspektorja e policisë në Ohër

by admin
Spread the love




Pasditen e sotme në një banesë në në rrugën “Sirma Vojvoda” është gjetur trupi i pajetë i inspektores në SPB Ohër, Marija Milloshevska, raporton portali Ohrid sky.

Siç mëson redaksia e këtij portali, e  ndjera disa ditë nuk ka dal nga banesa e saj dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Gjithashtu mësohet se në trupin e tani të ndjerës ka pasur gjurmë dhune.

Në vendngjarje kanë dalur inspektorë, prokurori publik, pjesëtarë të Policisë Kriminale, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale, dhunë fatale apo vetëvrasje.

Priten informacione të konfirmuara zyrtare, përcjell Ohridsky.


You may also like