Gjenden dy trupa të pajetë në malin Pirin të Bullgarisë, njëri dyshohet se është shtetas i RMV-së

by admin
Spread the love




Pas disa ditë kërkimesh është gjetur trupi i turistit bullgar Plamen Hristov, i cili ishte zhdukur para një jave.

Trupi i pajetë është gjetur nën majën Vihren në malin Pirin të Bullgarisë, ndërsa pranë tij është gjetur edhe një trup tjetër i një burri, i cili nuk është identifikuar, por supozohet se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse tek ai janë gjetur denarë të Maqedonisë së Veriut.
Informacionin e publikoi “24 çasa”. Policia po kontrollon hotelet në Bansko dhe Sandanski. Asnjë burrë nga zona nuk është raportuar i humbur në policinë lokale.

Trupat u gjetën nga shpëtimtarët malorë nga Bansko, Razlog dhe Sandanski. Njëra trup i përket Plamen Hristovit dhe supozohet se i dyti e ka parë turistin bullgar të rënë dhe ka tentuar ta ndihmojë.
Për momentin nuk mund të përdoret helikopter për të tërhequr dy trupat, sepse ekziston rreziku i fluturimit në atë zonë. Për momentin 20 shpëtimtarë malorë po përgatiten të kryejnë aksion për nxjerrjen e trupave, i cili do të zgjasë të paktën 15 orë.

MIA ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, por ata kanë bërë të ditur se për momentin nuk kanë informata për shtetas të Maqedonisë të vdekur në Bullgari.


You may also like