Gjenden droga të ndryshme në dyqanin për produkte të kafshëve shtëpiake, kërkohet paraburgim për shkupjanin

by admin
Spread the love





Prokuroria kërkon nga gjykata paraburgim për një 32-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet për prodhim dhe shitje të substancave narkotike, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, shkupjani drogat i mbante në dyqanin e tij për shitje të produkteve pët kafshë shtëpiake.

“Më 3 shkurt, i dyshuari i shiti në mënyrë të paligjshme një dëshmitari 0,53 gram 3,4-metilen-dioksimetamfetamine (MDMA). Menjëherë pas kësaj, zyrtarët policorë kanë kontrolluar hapësirat në një dyqani për produkte për kafshë shtëpiake në Shkup, të cilat i përdorte i dyshuari dhe aty kanë gjetur gjithsej 85 tableta të asaj lënde psikotrope të destinuara për shitje të paautorizuar. Përveç kësaj, janë zbuluar edhe 24,09 gramë MDMA në formë pluhuri, 11,4 gramë amfetaminë, si dhe 90,68 gramë marijuanë. Gjatë kontrollit u sekuestruan edhe dy peshore dixhitale, në të cilat u gjetën gjurmë të MDMA, kokainë dhe tetrahidrokanabinol”, thonë nga Prokuroria.







Artikulli paraprak23 vjet nga rrëmbimi i Nebi Nuhiut në Preshevë




You may also like