Gjenden 12 imigrantë në Gjevgjeli

by admin
Spread the love




Policia ka zbuluar 12 emigrantë në një veturë në afërsi të fshatit Bogorodicë.

“Sot (04.01.2022) rreth orës 00:30 në fshatin Bogorodicë, Gjevgjeli, policia nga stacioni policor për kalim dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit “BMW” me targa të Shkupit, por automjeti nuk është ndalur dhe ka vazhduar të lëvizë.
Së shpejti, në autostradën A1, në drejtim të Shkupit, në vendin e quajtur “Mrzenska reka”, automjeti është gjetur i ndalur dhe në të janë gjetur 12 emigrantë, nëntë nga Siria dhe tre nga Pakistani.

Mërgimtarët janë vendosur në qendrën pranuese dhe transitore “Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshëm”, njoftojnë nga MPB.


You may also like