Gjëma e radhës në shkollat amerikane – Shqip

by admin
Spread the love

Një nxënës 15-vjeçar hapi zjarr në një shkollë të mesme në shtetin e Miçiganit; ende nuk dihen motivet e sulmit.

Tre nxënës u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën të martën, duke përfshirë një mësues, kur 15-vjeçar, nxënës gjithashtu, hapi zjarr në një shkollë të mesme në Miçigan.

Autoritetet e arrestuan dhe ia konfiskuan armën, por pasi kishte bërë gjëmën.

Ngjarja, nga ato tipiket në shkollat amerikane, ndodhi në shkollën e mesme Oxford në Oxford Township, rreth 50 kilometra në veri të Detroitit, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Oakland, raporton AP.

Zëvendës Sherifi Michael Mçabe tha në një konferencë shtypi se nuk i dinte motivet e sulmit.

Policia mbërriti në shkollë në orën 12:55 të mëngjesit me kohën lokale (6:55 pasdite me kohën e Evropës Qendrore) në përgjigje të një numri të madh telefonatash që njoftonin se një person i armatosur ishte në shkollë, tha Mçabe.

Autoritetet arrestuan sulmuesin në shkollë dhe i konfiskuan një pistoletë gjysmë automatike dhe disa fishekë municionesh.

“Policët u përballën me të, ai kishte një armë me vete dhe ata e arrestuan atë,” tha McCabe.

Ai shtoi se i dyshuari nuk është lënduar me rastin e ndalimit dhe se nuk ka pranuar të thotë se si e ka futur armën në shkollë.

Shkolla u mbyll pas sulmit dhe disa fëmijë u fshehën në klasa të mbyllura ndërsa policia kontrolloi ambientet.

Më vonë ata u dërguan në një dyqan aty pranë, ku prindërit e tyre mund t’i merrnin.

McCabe tha se hetuesit do të shqyrtojnë postimet në mediat sociale për prova të një motivi të mundshëm. /tesheshi.com/

You may also like