Gjekmarkaj: Firmat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit janë marrë në mënyrë klandestine, koha që Berisha të mos bëhet karagjoz

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka shpërthyer dje në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Gjekmarkaj deklaroi se 18 dhjetori është Kuvendi i vetëm i PD-së ku mund të debatohet dhe partia të dalë më e bashkuar.

Madje, ai theksoi se 11 dhjetori është një tubim dashamirësish të Sali Berishës, të cilët në datën 12 nuk do ta kuptojnë as vetë pse erdhën në Tiranë.

“Është një mundësi që aty të vijnë të gjithë, të vijë Berisha, të vijë kushdo. Le të debatohet me tone të larta, aman të mblidhet një Kongres legal, i dalë nga institucionet e PD. Le të dalim të bashkuar nga aty. Por që kjo të ndodhë, do të duhet që mitingu i datës 11 të mos zhvillohet. Drama më e madhe për ata mbështetës të datës 11, është data 12. Çfarë do tu ofrojë në 12. Sepse Berisha e di shumë mirë që nuk mund ta marrë PD-në me një Kuvend ilegal. E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveç legalitetit. Çështja është si do ta menaxhojë. Mundësitë janë dy. Ose do shkojë drejt një partie tjetër, dhe uroj që jo, sepse PD ka nevojë për të gjithë mbështetësit, qoftë edhe për ata të z. Berishës. Ose ti thërrasë arsyes dhe njerëzit të kthehen te aksioni i përbashkët opozitar”, deklaroi ai.

Duke komentuar lëvizjen e ish-kryeministrit Gjekmarkaj u shpreh se ajo është në kufijtë e klandestines dhe publikes dhe nuk është legale.

“Ne nuk e dimë se sa delegatë kanë firmosur për Kuvendin. Nuk e kuptoj këtë fshehtësi. Herë pas here lexohen emra delegatësh nga degë të caktuara dhe rezultojnë një pjesë që nuk janë në Shqipëri fare, ose nuk janë delegatë. Nëse do të donin një Kuvend të pakontestueshëm, do ndiqnin rrugën legale të dorëzimit në institucionet e partisë për të verifikuar çdo gjë. Nuk ka dy palë. PD nuk ka nevojë t’i vihet në provë legaliteti për Kuvendin e 18 dhjetorit, ndërsa tendenca për të mbledhur Kuvendin me ¼ që ndodh për herë të parë është iniciativë e zotit Berisha dhe lëvizjes së tij. Mirëpo është një lëvizje që rri në kufijtë e klandestines dhe të publikes pa tentuar të legalizohet në forumet e partisë. Kjo nuk mund të ndodhë”, nënvizoi Gjekmarkaj.

You may also like