Gjëja më e rëndësishme për të arritur një qëllim – Shqip

by admin
Spread the love

Ishte një mëngjes i ndritshëm plot me diell, kur fëmijët filluan të mblidheshin rreth fushës të futbollit. Në fillim, ishin vetëm disa prej tyre, dhe secili kishte marrë me vete lodrat dhe pajisjet e tij. Shumë shpejt aty u mblodhën mjaftueshëm fëmijë që mund të krijonin 2 ekipe për të luajtur futboll.

Ndërsa ishin gati të fillonin të zgjidhnin skuadrat, fëmijët nisën të debatonin dhe nuk po binin dot dakord se kush do të ishte kapiteni i secilit ekip, dhe kush do të zgjidhte i pari pjesëtarët e ekipit. Të gjithë ranë dakord që dy fëmijët që mbërritën të parët dhe sollën mjetet më tërëndësishme do të ishin kapitenët e 2 ekipeve.

Por më pas nuk po binin dakord se kush solli mjetin më të rëndësishëm. Me kalimin e kohës, ata vendosën që të nisnin të luanin lojën me të gjitha objektet që kishin sjellë dhe me vete, dhe ekipi do të ngrihej duke i ndarë ato përgjysmë. Fëmijët në të majtë ishin një ekip, dhe fëmijët në të djathtë ishin ekipi tjetër.

Teksa nisën të luanin, filluan që ti largonin gjërat për të kuptuar se cila ishte e vetmja gjë pa të cilën nuk mund ta zhvillonin dot lojën. Gjëja e parë që ata hoqën ishte bilbili, pasi  mendonin se arbitri mund të bërtiste në vend se të fishkëllente për të drejtuar ndeshjen.

Më pas portieri hoqi dorezat dhe lojtarët hoqën këpucët. Madje fëmijët i zëvendësuan shtyllate portave me disa kosha që u vendosën në secilën anë. Në fund, kur u duk se do të arrinin tek gjëja më e rëndësishme, e zëvendësuan topin me një kanaçe të vjetër dhe vazhduan të luanin.

Ndërsa po ndodhte e gjitha kjo, aty pranë po kalonin një baba me djalin e tij. Duke parë këtëskenë, babai e pyeti të birinCili mendon se është leksioni i gjithë kësaj?”. Djali e pa babanë e tij dhe u përgjigj “Mendoj se për të luajtur futboll nuk të duhet një top …”. Babai ia ktheupo me buzëqeshje:“Edhe po edhe jo. Këta fëmijë treguan se mund të luajnë pa pajisjet e tyre.Por për shkak të egos së tyre dhe nevojës për të provuar diçka, ata kanë sakrifikuan cilësinë e lojës së tyre. Në këtë mënyrë, duke luajtur me ato objekte, ata nuk do të jenë asnjëherë në gjendje të përmirësojnë aftësitë e tyre apo të kënaqen sa munden”.

Duke e kuptuar atë që po thoshte i ati, djali i vogël vendosi në atë moment të mos e lejojë kurrë egon të pengojë përparimin e tij në jetë, dhe se gjëja më e rëndësishme për të është të përfitojë nga gjithçka që ka për të arritur synimet e tij.

You may also like