GJED dënon Google duke i konfirmuar gjobën 4,125 miliardë euroshe

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Gjykata e BE-së (GJED) konfirmoi sot vendimin me të cilin Komisioni vendosi se Google ka vendosur kufizime të paligjshme ndaj prodhuesve të pajisjeve celulare Android dhe operatorëve të rrjetit celular, në mënyrë që të konsolidojë pozitën dominuese të motorit të saj të kërkimit.

E njëjta gjykatë konfirmoi gjithashtu gjobën prej 4,125 miliardë eurosh të vendosur ndaj kompanisë.

Shuma e vendosur nga gjykata prej 4,125 miliardë eurosh, shënon një ulje prej 5% krahasuar me 4,343 që ishte vendosur nga Komisioni, me gjobën më të lartë të vendosur ndonjëherë në Evropë nga një autoritet mbikëqyrës i konkurrencës.

“Jemi të zhgënjyer që gjykata nuk e ka rrëzuar plotësisht vendimin. Android ka krijuar më shumë zgjedhje për të gjithë, jo më pak, dhe mbështet mijëra kompani të suksesshme në Evropë dhe në mbarë botën”, komenton një zëdhënës i Google. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like