Gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar 179 raste me Covid-19

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e kaluara (nga 09.09 deri 11.09.2022) janë kryer 1.286, ndërsa janë regjistruar 179 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik njofton se sot janë regjistruar 347 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Në tre ditët e kaluara (09.09 – 11.09.2022) poashtu janë konfirmuar dy viktima. Nga Shkupi (79) dhe Vallandova (86).

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar 4 humbje jete , nga një i vdekur prej Shkupi, Manastiri, Ohri dhe Krusheva, të moshës nga 71 – 89 vjeçare. Tre persona humbën jetën në kushte spitalore dhe një person humbi jetën në shtëpi. Personat kanë humbur jetën në periudhën nga 25.08. deri më 01.09.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 341.583, numri i të shëruarve është 331.213, numri i atyre që humbën jetën është 9.512, ndërsa numri i rasteve aktive është 858.


You may also like