Gjashtë humbje radhazi, Leicester merr vendimin për trajnerin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Brendan Rodgers nuk do të shkarkohet nga Leicester City. Drejtuesit e klubit do t’i japin edhe një shans tjetër 49-vjeccarit për të përmirësuar situatën ku “dhelprat” ndodhen.

Pavarësisht se në media u përfol për një shkarkim të Rodgers nga posti i trajnerit, mesa duket kjo gjë nuk nuk do të ndodhë, dhe tani shpëtimi për trajnerin anglez është sfida e rradhës ndaj Nottingham Forest.

Ekipi legjendar anglez i cili u ngjit vetëm këtë sezon në Premier League pas një mungese të gjatë, ja ka dalë mbanë për të marrë një fitore ndërsa ndodhet vetëm një pozicion më lart se Leicester.

Super Sport shkruan se kontrata e Rodgers me klubin përfundon në vitin 2025 dhe në rast shkarkimi Leicester do të përballet me një faturë të madhe financiare, megjithatë në rast se gjendja e ekipit nuk ndryshon atëherë shkarkimi është i paevitueshëm.

Rodgers e mori drejtimin e Leicester në vitin 2019 dhe në sezonin e fundit, “dhelprat” me trajnerin anglez e mbyllën në vendin e tetë në renditje, ndërsa sezonin i ri është katastrofik për Leicester pasi deri më tani kanë pësuar 22 gola.


Top Channel

You may also like