Gjakovë: Arrestohen dy persona për vjedhjen e dy veturave

by admin
Spread the love

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë si të dyshuar për vjedhjen e dy veturave.

Njëra nga veturat “Opel Corsa” ishte vjedhur më 5 dhjetor, ndërsa më 22 dhjetor është vjedhur një “VW Golf”.

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë A.L., banor i Carrabregut të Deçanit dhe Sh.K. banor i Kishnarekës së Drenasit.

I dyshuari i parë është ndaluar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast për vjedhjen e veturës.

Ndërkaq ndaj të dyshuarit të dytë është iniciuar rast “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Veturat e sekuestruara iu janë kthyer ankuesve/Klankosova.tv

You may also like