Giuseppe Fella shënon dhe i propozon martesë të dashurës

by admin
Spread the love

Futbollisti italian, Giuseppe Fella, ka bërë një prej festimeve më të paharruara të një goli, pasi shënoi dhe pastaj mbajti një mesazh duke i kërkuar të dashurës së tij që të martohej me të.

28-vjeçari e shënoi golin e tretë sezonal me Palermon duke realizuar në ndeshjen e Serie C kundër Potenzas.

Ai shkoi jashtë vijave për të marrë një bluzë të bardhë, të cilën e mbajti para kamerave dhe tifozëve, ashtu siç bëjnë futbollistët.

Mirëpo, dallimi ishte mesazhi që i dedikohej partneres së tij, ndërsa shkruante: “A do të martohesh me mua?”.

Po ashtu, ishte një vizatim që e shfaqte atë të ulur në gjunjë duke e mbajtur një unazë.

Më vonë, faqja zyrtare e Palermos në Instagram e publikoi këtë ngjarje duke treguar se Marisa e ka pranuar propozimin për martesë.

Çifti është bashkë qe disa vite dhe kanë një fëmijë nga lidhja e tyre.


You may also like