Gigliola flet për ndarjen nga Amos Zaharia dhe përshkroi më së miri çfarë ndjen një vajzë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori i njohur Amos Zaharia dhe këngëtarja Gigliola Haveriku vitin e kaluar i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë që zgjati për 6 vite. Një muaj më parë Gigliola lançoi edhe këngën “A po vjen ti sot”, e cila u komentua se mund të ishte një dedikim për aktorin. E ftuar në “Shqipëria live”, ajo pranoi publikisht se kënga, e cila flet për një ndarje, është dedikim për Amosin dhe shtoi se ka pjesë nga ndjesitë e veta në atë këngë pasi një pjesë e tekstit është shkruar nga ajo.

Me deklaratën e saj, Gigliola përshkroi më së miri si ndihet një vajzë teksa kalon një ndarje: nga procesi ‘nuk dua të ndahem po më mungon’ tek procesi ‘unë do të të mungoj ty’.

“Normalisht që kënga ka një spunti shumë të vërtetë padyshim. Është konteksti i vërtetë, ti je në një proces ndarjeje, më pas një proces që “nuk dua të ndahem po më mungon”, pastaj mbyllet me një proces që “unë do të të mungoj ty.”, tha ajo.

Në lidhje me raportin e saj me Amos Zaharian pas ndarjes Gigliola tregoi se kanë komunikim vetëm kur takohen në rrugë, por pranoi se i mungojnë ca gjëra që bënin bashkë.

“Gjërat nuk janë më njëlloj, por në rastin tim unë i kam ruajtur raportet. Me Elian patjetër që përshëndetemi, unë jam ndarë me të jo me personat që na rrethojnë. Kam shumë dëshirë ta takoj dhe t’i flas. Mbase nuk më mungon ai si individ por më mungojnë ca gjëra që bënim së bashku. Po më pëlqen jeta prej beqareje, mbase shumë shpejt do të ndryshoj mendim”, tha Gigliola.

You may also like