Giampaolo: Milani është në formë dhe entuziast, por ne do të bëjmë lojën tonë

by admin
Spread the love

“Milani është një skuadër e fortë, që me kalimin e javëve ka fituar vetëbesim. Arrin të sulmojë në mënyra të ndryshme dhe ka lojtarë shumë cilësorë dhe të fortë në luftën një kundër një.

Mbron në një mënyrë dhe sulmon në një mënyrë tjetër”, ka thënë për kundërshtarin e radhës, trajneri i Sampdorias, Marco Giampaolo.

“Milani është një skuadër e fortë dhe nuk është rastësisht në luftën për titullin kampion. Rezultatet e fundit pozitive kanë rritur shumë vetëbesimin.

E njohim skuadrën që do të kemi përballë . Ia njohim pikat e forta, të meta kanë pak, por ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë”, ka thënë Giampaolo. / Oversport.tv

You may also like