‘Gëzuar ditëlindjen dashuria ime’, Bieta Sulo uron Albanin me fjalët më të ëmbla

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moderatori dhe gazetari i njohur shqiptar, Alban Dudushi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ai mbushi plot 50 vjeç dhe këtë përvjetor kaq të veçantë moderatori zgjodhi ta kalojë në krah të partneres së tij, Bieta Sulo në një resort me ski në Itali.

E kjo e fundit ka zgjedhur ta urojë bashkëshortin e saj një ditë me vonesë…kuptohet, në rrjete sociale pasi mesa duket, çifti kishte vendosur ta shijonte në maksimum këtë ditë kaq speciale për ta. Moderatorja e njohur ka postuar së fundmi disa foto në rrjete sociale krah Albanit, duke i dedikuar edhe disa fjalë shumë të ëmbla.

“Gezuar ditelindjen dashuria ime! Mbi 2500 m u lartesofshin veshtiresite ne arritje dhe ne 360 grade u rrotullofshin te keqiat ne te mira sikur kjo lartesi dhe panorame e Dolomiteve edhe per gjysme shekullin e ardhshem se bashku

Ps. me nje dite vonese urimi publikisht, por per 24 ore doja te shijoja e vetme udhetimi i pare vetem per vetem me njeri-tjetrin se jemi bere prinder”, shkruan Bieta Sulo në rrjetin e saj social, Instagram. Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali të vogël, Kroi Art.

You may also like