Gërvalla takon kryetarin Arifi në Bujanoc, flasin për bashkëpunim konkret me Qeverinë e Kosovës

by admin
Spread the love

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, znj.
Donika Gërvalla po viziton sot Luginën e Preshevës. Në kuadër të agjendës së
ngjeshur të takimeve ku parashihen diskutime dhe konsulta me përfaqësues të
institucioneve, partive politike dhe qytetarë, ministrja Gërvalla ka takuar
kryetarin e Bujanocit, z. Nagip Arifi.

Gjatë këtij takimi, Gërvalla e ka siguruar kryetarin Arifi që kjo vizitë është
pjesë e përkushtimit të fuqishëm institucional të Republikës së Kosovës për
avancimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës. 

Në fokus të këtij takimi ishte shqyrtimi i sfidave dhe mundësive me të cilat
përballen shqiptarët e Luginës, si dhe fuqizimi i bashkëpunimit mes Luginës dhe
institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ministrja Gërvalla theksoi gjatë këtij takimi se ekziston një përkushtim që të
identifikohen temat dhe kërkesat për të cilat do të ofrohet përkrahje e
vazhdueshme nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ajo ngriti çështjet që lidhen me përkrahjen financiare për projekte
zhvillimore, si dhe mundësitë që të përkrahen fusha si: arsimi i lartë, kultura
dhe projekte tjera.

Ministrja Gërvalla e siguroi kryetarin Arifi se sensibilizimi i komunitetit
ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës dhe qasjen
diskriminuese të institucioneve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës, është
një temë e rëndësishme e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

Në përmbyllje të takimit, ishte dakordim i bashkëbiseduesve se duhet punuar në
të gjitha nivelet, dhe se duhet pasur një qasje të harmonizuar dhe strategjike.

You may also like