Gërvalla: Takimi i presidentes e kryeministrit me Blinkenin “nuk është thyerje akulli”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se takimi i presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti në Uashington me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken, është lajm i rëndësishëm për republikën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garant i pavarësisë së Kosovës dhe ky takim nuk është ‘thyerje akulli’, tha Gërvalla-Schwarz, të martën.

Por Kosova s’i ka punët mirë me sigurimin e njohjeve të reja të shtetësisë. E fundit njohje erdhi më 1 shkurt 2021, nga Izraeli.

Gërvalla-Schwarz e pranon mungesën e njohjeve dhe tregoi se a janë ato më të rëndësishmet në politikën e jashtme.

Ajo shpreh bindjen se në vjeshtë konkretizohet edhe me shanset e Kosovës që të hyjë në Këshillin e Evropës. Kurse, deri në fundvit, sipas saj, dorëzohet aplikimi për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Në fakt ministria që udhëheq Gërvalla-Schwarz, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, u dënua me 13 mijë euro, pasi nuk ofroi qasje në dokumente publike për shpenzimet për udhëtime të diplomatit Prindon Sadriu, që është bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani.

Ministrja, në mënyrën e saj, sqaroi situatën.

“Sa u përket 13 mijë eurove, gjoba e cila është shqiptuar, mund t’ju them vetëm atë çështjen ashtu siç është. Ne kemi pas një kërkesë për shpenzime individuale të një diplomati të caktuar. MPJ në sistemin e saj, shpenzimet e misioneve i ka si shpenzime të misioneve, nuk i ka të ndara individualisht. Nuk e kemi kapacitetin sa i përket personelit momentalisht dhe prandaj edhe reforma në këtë institucion është edhe më e nevojshme, që të ndajmë shpenzimet veç e veç”, shtoi kryediplomatja kosovare, e cila premtoi reforma të thella në MPJ.

Në paraqitjen e së martës që Gërvalla-Schwarz e kishte bashkë me zëvendësen e saj, Liza Gashi, u prezantuan dy projekte të MPJ-së për diasporën, të cilat u konsideruan “fort të rëndësishme”.

You may also like