Gërvalla priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

by admin
Spread the love

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës
së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin
e Forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Franco Federici, të
cilin e ka falënderuar për kontributin dhe bashkëpunimin.

Ministrja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës
për angazhimin tejet profesional të komandantit Federici, në drejtim të
ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Ajo ka theksuar se prezenca e KFOR-it ka luajtur një rol të rëndësishëm në
drejtim të krijimit të një të ardhme të sigurt për Kosovën. Për më tepër, ka
theksuar se kjo prezencë garanton stabilitet dhe siguri jo vetëm në Kosovë, por
në të gjithë rajonin.

Sipas Gërvallës, institucionet dhe qytetarët e Kosovës kanë vlerësim shumë të
lartë dhe besim tejet të madh në KFOR-in për më tepër se dy dekada.

“Qytetarët e Kosovës janë përkrahës të integrimit të Kosovës në NATO dhe për ne
mbete aspiratë kryesore të jemi pjesë e kësaj aleance, ashtu si edhe e
Bashkimit Evropian”, ka shtuar ajo.

Gjithashtu, ministrja Gërvalla i ka dëshiruar gjeneralmajorit Federici suksese
në angazhimet e tij të radhës.

Lexo lajme interesante

You may also like