Gërvalla, më e papërmbajtshme se Albin Kurti – Shqip

by admin
Spread the love

Gruaja në krye të diplomacisë së Prishtinës këmbënguli sërish në tezën se “Open Balkan” është një kartë serbe kundër Kosovës. Ajo është shfaqur shumë më e papërmbajtshme se eprori i saj politik Albin Kurti, në refuzimin apo kontestimin e këtij projekti.

“’Open Balkan’, ashtu siç e shohim ne në këtë moment, është një iniciativë për ta hequr vëmendjen nga Procesi i Berlinit dhe është një mekanizëm që Serbia kërkon ta ketë në dorë për ta penguar Kosovën drejt integrimeve rajonale”, tha ministrja Donika Gërvalla në Komisionin për Punë të Jashtme.

Pos kësaj, ajo tha se Prishtina asnjëherë nuk është ftuar zyrtarisht në këtë inisiativë.

“Republika e Kosovës në asnjë moment të caktuar nuk ka marrë asnjë përshkrim të vetëm të shkurtër apo të gjatë se çfarë është iniciativa ‘Open Balkan’. Asnjëherë Republika e Kosovës nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për të qenë e pranishme, përveç prononcimeve publike që i kemi dëgjuar, prandaj pozicionimi ynë është shumë i qartë”.

Sipas Gërvallës, “Open Balkan” shkon kundër me aspiratën europiane.

“Si Republikë e Kosovës jemi deklaruar qartë se as nuk kërkojmë alternativa ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe as nuk kemi nevojë për alternativa të cilat janë më shumë fjalë goje sesa oferta serioze të asaj që filloi si iniciativë e Novi Sadit, vazhdoi si Mini-Schengen. Ta shohim kur të takohen herën e ardhshme tre inicuesit e saj cilin emër do ta marrë Ballkani i Hapur”, tha e besuara e Albin Kurtit për të drejtuar diplomacinë kosovare. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like