Gërvalla: Kosova i plotëson kushtet për aplikim për statusin e vendit kandidat për BE

by admin
Spread the love

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, njoftoi sot se janë duke bërë përgatitje që deri në fund të vitit të dorëzojnë aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për media të martën, Gërvalla tha se Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për një kandidaturë të tillë, por se janë duke pritur momentin e përshtatshëm për ta dorëzuar aplikimin.

“Sa i përket aplikimit, është qartë që të gjitha shtetet e rajonit duke përfshirë edhe Bosnjë-Hercegovinën, kanë aplikuar ose e kane marrë statusin e kandidatit. Ne mendojmë që Kosova i plotëson kushtet. Çështja është kur është momenti e kur nuk është. Ne mendojmë që procesi nuk mund të ecë përpara pa e bërë hapin e parë. Çdo aplikim duhet të jetë i shoqëruar me shumë punë, me shumë përpjekje. Vetëm dorëzimi i aplikimit, nuk do të jetë i mjaftueshëm”, ka thënë Gërvalla.

E sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Gërvalla ka thënë se pret që pas pushimeve verore, të kalohet procedura dhe çështja të kalojë në asamblenë e KiE-së.

“Ne kemi filluar procedurën në maj të këtij viti. Unë mendoj që jam në një rrugë shumë të mirë. Presim që rasti i Kosovës të mos zgjasë sa ka zgjatur për vendet e tjera të rajonit. Momentalisht presim që pas pushimeve verore që të kalohet procedura dhe të kalojë në asamble”, është shprehur Gërvalla.

You may also like