Gërvalla konfirmon se Dugolli shkon në Washington, tregon dhe emrat e ambasadorëve në Londër e Paris

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e ka konfirmuar që Ilir Dugolli është ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova e ka ambasadorin në Uashington”, ka thënë Gërvalla në T7.

‘Është e vërtetë! Ilir Dugolli është ambasadori ynë në Uashington”.

“Ilir Dugolli është personi të cilin e kemi konsideruar si diplomat me përvojë e i cili mund t’i bëjë ballë gjithë asaj pune”.

Gërvalla shtoi se pakë ditë janë në pyetje derisa Dugolli të udhëtojë për ShBA.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, po ashtu, ka treguar në T7 emrat e ambasadorëve të rinj të Kosovës në Francë dhe Britani të Madhe.

Dy ambasadat në fjalë ishin me ushtrues detyre që një kohë prej shkarkimit të tyre nga ana e qeverisë, por Gërvalla tani thotë se ato janë plotësuar.

“Ambasadori që shkon në Britani të Madhe është i qartë. Është Ilir Kapiti. Ka marrë miratimin nga Qeveria e Britanisë së Madhe dhe mbetet vetëm të marrë kredencialet nga Mbretëresha”, tha ajo.

“Në Francë ka shkuar ambasadori, është Mehdi Halimi. Shumë vite jeton në Francë. Ka punuar edhe në ambasadën franceze në Kosovë. Është njeri i letrave dhe e njeh ambientin. Lëviz si peshku në ujë në Francë. Është pritur nga qeveria franceze dhe pret vetëm akreditimin”, shtoi tutje Gërvalla.

Ajo ka treguar se edhe në Berlin, ambasadori ka marrë kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë dhe përfaqëson Kosovën atje.

“Faruk Ajeti ka shkuar në Gjermani dhe do të jetë ambasadori i ri atje. Është gjermano folës. Është studiues tepër i mirë i marrëdhënieve të jashtme dhe ka kryer studime në akademitë austriake.. Ka filluar punën e tij nga data 6 nëntor.  I kemi dërguar kredencialet tek presidenti dhe nga ai moment do të përfaqësojë Kosovën atje”, thotë ajo

Gërvalla po ashtu tha se përfaqësuese e Kosovës në Çeki do të jetë Albesjana Iberhysaj.

You may also like