Gerard Pique prezanton “Twingon” e tij, fotografia bën xhiron e rrjetit

by admin
Spread the love

“Ke zëvendësuar një Ferrari për një Twingo!”. Kjo ka qenë ironia që Shakira ka bërë për ish-partnerin e saj Gerard Pique në këngën e saj të fundit dedikuar ish-mbrojtësit të Barcelonës. Pique tradhtoi këngëtaren e famshme me bukuroshen 23-vjeçare Clara Chia Marti.

Ndërkohë që së fundmi Pique ka prezantuar “Twingon” e tij dhe ka bërë publike lidhjen e re. Gerard Pique ka publikuar një foto në Instagram ku është së bashku me partneren e tij të re. Fotografinë, ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk ka preferuar ta shoqërojë me asnjë shkrim duke lënë që të flasë vetë imazhi.

Ndërkohë që nuk kanë munguar komentet si pozitive ashtu edhe negative për çiftin në rrjetet sociale. Lajmi ka bërë bujë menjëherë pas publikimit të fotos në mediat rozë. Më parë kur Shakira publikoi këngën ku konsideronte të dashurën e re të Pique si një makinë “Twingo” ai u shfaq përpara kamerave duke vozitur pikërisht një makinë të tillë. /oversport.tv

You may also like