Genoa në Serie B, Salernitana dhe Cagliari luajnë mbijetesën në javën e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas humbjes së djeshme në “Maradona” (dhe humbjes së Cagliarit në shtëpi përballë Interit), Genoa ka rënë matematikisht në Serie B. Pas Venezias mësohet emri i skuadrës së dytë që bie në kategorinë inferiore.

Kanë shpëtuar Sampdoria dhe Spezia dhe kur ka mbetur edhe ndeshja e fundit e kampionatit, gara e mbijetesës është mes Salernitanës dhe Cagliarit.

Salernitana, që ka 31 pikë, do të presë në shtëpi Udinesen në ndeshjen e fundit, ndërsa Cagliari (29 pikë) do të luajë në transfertë kundër Venezias.

Salernitanës i mjafton të fitojë sfidën e vet dhe mbijeton në Serie A, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen e Cagliarit. Mjafton që sardët mos të fitojnë dhe skuadra e Nicolas qëndron në elitën e Italisë.

Më e vështirë situata për Cagliarin, që duhet të fitojë ndeshjen e tij dhe të shpresojë që Salernitana të mos fitojë ndeshjen respektive. / Oversport.tv

You may also like