Gënjeshtra që e thonë të gjithë biznesmenët

by admin
Spread the love

Duhet të gënjesh veten që të bëhesh sipërmarrës, thotë Mark Cuban.

“Është një gjë që bëjmë shpesh ne sipërmarrësit, e bëjmë të gjithë, ne gënjejmë veten. Gjithë kohën. Nuk ka rrugë tjetër,” tha ai gjatë një fjalimi në eventin e Dallas Startup Week.

Sipërmarrësit janë të tmerruar kur marrin hapat e parë në lançimin e një biznesi të ri, për të cilin duhet të gënjejnë veten vazhdimisht për të ngritur moralin në mënyrë që të ecin para. Cuban këshillon se janë dhe ata “dua të bëhem sipërmarrës”, apo ata që kanë ide për një biznes, por nuk arrijnë ta bindin veten të shkojnë më larg duke e vënë atë ide në punë.

“Pas gënjeshtrës janë ‘dua të bëhem sipërmarrës,” tha Cuban gjatë fjalimit. “Njerëzit që flasin për atë që duan të bëjnë, por nuk e marrin atë hap. Dhe më pas e gënjen veten dhe thua, ‘Unë mund ta bëj këtë.’ Ti ke më pak frikë, por ti e di që mund t’ia dalësh. Ti bën vetëm një hap të vogël.”

Në rastin e Cuban, ai është përballur me shumë vështirësi për t’u bërë një miliarder kur arriti në Dallas në moshën 23 vjeçare me vetëm 60 dollarë në xhep, për karburant dhe një dysheme për të fjetur. Edhe pse Cuban e pushuan nga puna ku shiste software, ai nuk la që errësira e situatës t’i humbiste vetëbesimin. Ai krijoi kompaninë e tij të software-ëve të quajtur MicroSolution, të cilën e shiti në vitin 1990 për 6 milionë dollarë.

Por sipërmarrësit e dinë kur duhet ta gënjejnë dhe kur duhet t’i thonë të vërtetën vetes. Çdo sipërmarrës duhet të ruajë një balancë midis besimit se ideja e tyre mund të realizohet dhe realitetit të vështirë me të cilin do të përballen.

“Duhet ta shohësh biznesin tënd dhe të tregohesh 100% i sinqertë me të dhe ta pyesësh veten, ‘Çfarë bëjmë mirë?’ por duhet edhe të thuash: “Çfarë nuk bëjmë mirë, ku janë sfidat tona dhe pastaj si mund t’i përmirësojmë ato?”

“Asnjë kompani, asnjë produkt nuk është perfekt” dhe çdo sipërmarrës duhet të jetë në gjendje të vërë në dukje dhe të adresojë dobësitë e kompanisë së tij para se konkurrentët ta bëjnë atë për ta.

You may also like