Genc Burimi: Në 6 mars Berisha do ta mundë Bashën

by admin
Spread the love

Gazetari Genc Burimi u shpreh se në zgjedhjet e 6 marsit objektivi i Berishës nuk është mundja e Ramës, por mundja e Bashës. Ai shtoi se këto zgjedhje kanë ardhur në momentin e duhur për Berishën sepse do të tregojë me grupin e tij se është superior ndaj Bashës dhe Ramës.

Deklarata e Burimit:

“Këto zgjedhje kanë ardhur në momentin e duhur për Berishën sepse do të tregojë me grupin e tij se është superior ndaj Bashës dhe Ramës. Ky është një moment që të ndahet se cili grup në PD është dominues, ai i Berishës apo i Bashës. Objektivi për mua i Berishës nuk është mundja e Ramës, por mundja e Bashës, pasi demokratikisht nuk quhet ndryshe. Berisha është më lart se sa Basha në raport me elektoralin. Berisha ka një veti që nuk e ka Basha, duke paraqitur edhe kandidatë të pavarur dhe të thotë se do t’i mbështesë ai. Berisha dhe Basha qartazi duan ta evitojnë rrugën e drejtësisë, por secili grup po flet me rezultatet e veta. Asnjë grup nuk kanë bërë një ankesë penale se i takon partia. Nuk e bëjnë sepse e dinë fare mirë se çfarë ndodh. Unë do të doja që të shkonin te drejtësia në këtë rast dhe ta vendosë drejtësia. Berisha besoj se nuk do t’i shkojë kësaj rruge, por mund të paraqesë kandidatë të pavarur dhe t’i mbështesë ata. Mjafton që këta kandidatë të marrin shumë vota dhe deklaron fitoren”, tha Burimi.

You may also like