Gega nuk fshihet: Objektivi i Kukësit është titulli kampion

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skënder Gega nuk i kurseu kritikat për ekipin e tij pavarësisht se arriti të dilte me një pikë nga një sfidë ku luajti për një kohë të gjatë me 10 lojtarë. Tekniku i Kukësit foli pas ndeshjes për “TI BO GOL” ku dha edhe verdiktin e tij për ndeshjen hapëse të “Abissnet Superiore”, ndërsa nuk u fsheh për objektivat duke thënë se do të luftojnë për titullin kampion.

“Mund të ishin të tre rezultatet. E filluam mirë dhe besoj se kishim një logjik në fillim duke parë edhe ekipin kundërshtar. Ekipi jonë është i ri dhe është ndeshja e parë, akoma nuk jemi të plotë. Kam besim të plotë se gjërat do të shkojnë më mirë.

Unë prisja më shumë nga ekipi sepse kemi punuar shumë fortë. U shfaqën shenja lodhjeje dhe kartoni i kuq na ndëshkoi më shumë.”

MERKATO- “Unë besoj se këta që luajtën duhet të përmirësohen. Koha është e shkurtër ka çdo javë ndeshje. Unë i referohem stërvitjes ku kemi bërë mirë, por ndeshjet nxjerrin të metat. Kemi mundësi të përmirësohemi, por deri në fund të merkatos do të shohim për afrime të tjera të na japin shtysë pasi nuk jemi ekipi i plotë.”

KARTONI I KUQ- “Aksionin nuk e pashë, por me atë që më thanë djemtë, ai kërkoi falje dhe besoj se ishte një dënim për ne. Ne kemi masat tona, rregullat tona, por ai është një djalë i ri, luajti mirë, por më pas prishi gjithçka. Janë të rinj, por nga gabimet do të mësojnë.

MESFUSHA- “Unë s’jam i kënaqur nga një pjesë e madhe të jem i sinqertë. Kur ke pritshmëri të madhe dhe nuk japin atë që pret. Ne kemi lojtarë të mirë në mesfushë, por edhe epërsia numerike e Tiranës na vendosi në vështirësi.

Megjithatë, edhe përpara kartonit të kuq duhet të kishim marrë më shumë përgjegjësi në mesin e fushën. Unë gjithsesi jam i bindur që kur kemi kualitet kemi mundësi të përmirësohemi dhe mund të rregullohet.”

MBROJTJA PAS KARTONIT TË KUQ- “Ndonjëherë kur ballafaqohesh me të vërtetën mund të luash më ngjeshur dhe e bën punën më të vështirë për kundërshtarin në aspektin mbrojtës. Lojtarët në fillim nuk u koordinuan shumë mirë me njëri tjetrin.

Disa topa nga pas shpine mund t’i jepnin mundësi Tiranës të na ndëshkonte. Kemi nevojë për përmirësim. Mund të ndëshkoheshim, por të paktën bëmë maksimumin. Një ekip që ka besim i bën të dyja pjesët dhe jam besimplotë se mund të përmirësohemi dhe Kukësi të bëjë një lojë më të mirë.”

OBJEKTIVI- “Nuk është sekret. Çdo njeri që vjen te Kukësi gjëja e parë që i kërkohet është të marrë maksimumin. Unë nuk i fshehëm asgjëje, dëshira është të shpallemi kampion.

Megjithatë duke ecur e duke parë se ku jemi. Nga ndeshja në ndeshje gjërat do të menaxhohen dhe do të jemi më të qartë. Besoj se kemi mundësitë që të jemi aty ku pretendojmë.” /oversport.tv

You may also like