Gega dhe Shehi nuk njohin barazim, Xhixha sfidon “rivalin” e karrierës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Abissnet Superiore do të ngrejë siparin ditën e nesërme në ndeshjen Kukësi-Tirana, aty ku edhe Oversport do të bëjë debutimin. Pasi siguroi të drejtat televizive për 3 sezonet e ardhshme të të gjithë futbollit shqiptar, Oversport me partnerin teknologjik Tibo do të nisin spektaklin në orën 16:00 me një emision live nga “Kukësi Arena”.

Këto janë disa nga kuriozitetet dhe statistikat e sfidës së parë të kampionatit. Kukësi ka fituar më shumë në 10 sfidat e fundit, por gjithçka barazpeshohet me bilancin e Shehit kundër Gegës.

  • Në 10 ndeshjet e fundit të vlefshme për “Abissnet Superiore” kundër Tiranës, skuadra e Kukësit ka arritur të fitojë 4 ndeshje, 3 kanë përfunduar në barazim dhe Tirana ka arritur të fitojë 3 ndeshje.
  • Verilindorët rikthehen të luajnë që nga fillimi i kampionatit në shtëpinë e tyre pas 4 vitesh. Kjo do të jetë një armë e fortë për rifillimin dhe për ambiciet e skuadrës së drejtuar nga Skënder Gega.
  • Orges Shehi dhe Skënder Gega janë përballur 5 herë në histori si trajnerë mes tyre dhe bilanci është në favor të trajnerit të bardhebluve. Shehi ka fituar 3 herë, ndërsa Gega 2 herë.
  • Kukësi është një nga skuadrat me të cilat Shehi është përballur më shumë si trajner, 12 (po aq sa Laçi dhe Teuta). Ai ka arritur 4 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.
  • 4.4 milionë euro është vlera e skuadrës së Kukësit sipas “transfermarkt”, ndërsa Tirana e ka vlerën në treg 5,3 milionë euro duke qenë ekipi më i vlefshëm i Kategorisë Superiore.
  • Skuadra e Kukësit ka në përbërje 13 futbollistë të rinj nga merkato e verës. Verilindorët gjithmonë shquhen për lëvizjet e shumta në merkato, afrime dhe largime.
  • Tiago Ferreira është lojtari më i shtrenjtë i skuadrës verilindore me vlerën 400 mijë euro. Te skuadra e Tiranës lojtari më i shtrenjtë është Seferi me 650 mijë euro.
  • Kukësi është skuadra kundër të cilës Redon Xhixha ka luajtur më shumë në karrierën e tij. Ka luajtur 20 herë kundër verilindorëve dhe ka shënuar 3 gola.

You may also like