“Gecjan Fashion Group’ zgjedh ikonën e bukurisë Shqiptare për vitin 2022

by admin
Spread the love

Nën organizimin e ‘Gecjan fashion Group’ me producent ilir Geci, u realizua edicioni i rradhës i spektaklit më të madh garues të bukurisë në Botën Shqiptare, Miss Shqiptarja në Botë 2022.

Në këtë event kishin konkuruar mbi 1000 vjaza nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora Shqiptare.

Fillimisht 200 vajzat u seleksionuan për në çerek Finale, e me pas 50 vajza, për në gjysemfinale.

Ndërsa në finalen e madhe arritën të hynë vetëm 15 vajza te cilat garuan për ikonen e bukurisë Shqiptare në Botë.

Nata finale e këtij eventi u transmetua në RTV21.

 

 

Pas prezantimit të vajzave juria profesionale e përbërë nga: Ilir Geci – Producent i eventit, Kosovare Halimi – Modelja mirë Shqiptare dhe Modelja më e mirë në Ballkan, Behare Maksutaj – Miss Shqiptarja në Botë 2020, Naime Jakupi – pronare e Studio Naimja, Linda Sylejmani – Shtëpia e Modës Linda dhe Hilmije Alemdar – Shtepia e Modës Fustano, përzgjodhën dhe vajzat fituese të këtij eventi

Çmimin e parë në ketë spektakel madheshtore si “Miss Shqiptarja në Botë 2022” i takoi bukuroshës nga Ferizaj, Elemdina Avdili.

Çmimet tjera që u ndan në këtë event:

Shoqeruesja e parë: Ketrin Hoda, Ketrin po ashtu u shperblye edhe me çimin si Miss Tirana dhe Miss Diamond.

Shoqeruesja e dytë në këtë event madheshtore i takoi bukuroshës nga Laçi, Flavia Dodaj e cila po ashtu mori dhe çmimin e Miss Eleganca 2022.

 

 

Çmimin si Modelja më e mirë Shqiptare 2022 e mori bukuroshja nga Drenica, Laura Krasniqi e cila po ashtu fitoi edhe çmimin e Miss Skenderaj.

Nje çmim tjetër shumë i rendesishëm i këtij eventi ishte dhe çmimi, Miss Sharmi i cili i takoi bukuroshes nga Shqiperia, Dona Sina, Dona perveç që u shpall Miss Sharmi, fitoi dhe çmimin si vajza më inteligjente në këtë spektakël, pra Miss Inteligjenca 2022.

Me dy çmime në këtë event si Miss Fotogjenia dhe Miss Buzqeshja u shperblye Artiola Kurti nga Ferizaj.
Çmimin si me e bukura e Fush Kosoves ketë vit e rrembeu, Fatlinda Gjyrevci, e cila po ashtu e mori dhe çmimin për stilin më të mirë Best Style.
Çmimi i mediave si Miss Press i takoi Elmedina Avdilit e cila perveç vendit te parë u zgjodh edhe si Miss Ferizaj, ndersa çmimin Miss Social Media këtë vit e rrembeu Paola Çoku.

Tre Çmimet tjera si ‘GfG Models’ u morën nga tri bukuroshet, Blinera Mustafa, Edona Elshani dhe Adea Abdullahu.
Me çmime si misset e qyteteve tjera shperblyen edhe Miss Drenasi, Elba Nika.
Miss Podujeva, Ardiana Metolli.
Miss Mitrovica, Besforta Peci dhe Miss Vushtrria, Almira Shahini

 

 

Kujtojmë që Përveç dhuratave që secila nga fitueset morën në kuadër të eventit, çmimet kryesore që u ndan në këtë spektakël do të kenë të drejtë kontratë bashkpunimi me Gecjan fashion Group në një seri sfilatash dhe shume evente, që ky agjencion pritet të realizoi këtë vit brenda dhe jasht vendit.

You may also like