Gazment Bardhi zbulon detajet e forta: Kemi marrë mesazhe kërcënuese nga njerëzit e Sali Berishës

by admin
Spread the love

Kreu i Shtetit, Ilir Meta njoftoi dje, 14 janar se do të çojë në zgjedhje 6 bashki: Durrësin, Vorën, Shkodrën, Lushnjen, Rrogozhinën dhe Dibrën, të cilat kanë mbetur pa një drejtues të zgjedhur me votë të 30 qershorit.

A është PD gati për këtë betejë? Gazment Bardhi konfirmoi se PD është e gatshme të marrë pjesë në çdolloj zgjedhje.

Deklarata e Bardhit:

“Nuk ka vendim apo dekret të Presidentit për të caktuar zgjedhje të parakohshme në asnjë prej njësive vendore. Në momentin që këto zgjedhje do dekretohen sipas Kushtetutës, dua të garantoj çdo demokrat që PD do marrë pjesë në zgjedhje. Ka pasur kërcënime nga disa mbështetës të zotit Berisha për të sabotuar PD-në në zgjedhje. Nuk do ishte rasti i parë. Ka pasur edhe raste të shkuara kur të njëjtët individë në vend që të punonin për PD-në, punonin kundër PD-së dhe sigurisht që nëse në zgjedhjet e ardhshme qendrore apo lokale do vendosin të punojnë kundër PD-së, kjo do të jetë zgjedhja e tyre dhe  do të marrin përgjigjen e duhur nga demokratët”, tha Bardhi .

You may also like