Gazment Bardhi nxjerr informacionin sekret për njeriun e afërt të Sali Berishës

by admin
Spread the love

Nga Lezha ku ndodhej për 31-vjetorin e themelimit të degës së PD-së në këtë qark, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kreut demokrat Lulzim Basha. Ai tha se Basha qëndron pas kompanive të basteve në Qipro dhe theksoi se ka mbështetje nga Tirana, Beogradi dhe Prishtina.

Pas kësaj deklarate, Gazment Bardhi u shpreh se ka informacion se një njeri i Berishës ka disa probleme në Qipro.

Deklarata e Bardhit:

‘Basha nuk e ka më betejën me Berishën. Ajo përfundoi kur të gjitha institucionet u shprehën me votë. E vetmja përballje është me Edi Ramën. Berisha duke qenë se është pakicë, me gënjeshtra vijon retorikën e tij qesharake. Unë di që një njeri i Berishës ka disa probleme në Qipro, nuk dua të futem në emra. Nëse Berisha ka fakte dhe prova për veprimtari të kundërligjshme të kryetarit të partisë, të mos manipulojë demokratët, por me qetësi të sqarojë se kush janë këto veprimtarit të paligjshme. Berisha ka një akuza nga SHBA. Tani çdo ditë hedh në treg akuza qesharake dhe nuk jep asnjë provë dhe ky është mashtrim për të manipuluar demokratët’, tha ai.

You may also like