Gazment Bardhi “demaskon” Monika Kryemadhin, zbardh bisedat private me kryetaren e LSI-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, është përgjigjur ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila në një intervistë të mëparshme kishte deklaruar se Bardhi kishte bërë marrëveshje me bandt e Elbasanit duke i garantuar se do të ishte ministër i Brendshëm në të ardhmen.

Bardhi tha se Kryemadhi ka qenë vetëm gjysëm dite në qarkun e Elbasanit.

“Nuk ka pasur asnjë përballje me mua znj. Kryemadhi për cështje bandash, se nuk ngatërrohet Gazment Bardhi me banda. E informova për situatën se ishte drejtuese e qarkut të Elbasanit. Ka qenë vetëm gjysëm dite në qarkun e Elbasanit. Nuk ka qenë në asnjë takim në Elbasan, në katër muaj nuk ka ardhur fare në Elbasan. E kam informuar që LSI-ja e ka shumë të vështirë të marrë mandat. Ajo më tha se i kemi të sigurt 3 mandate, i dilte se PD-ja do merrte dy, dhe se unë duhet të angazhohesha për mandatin e tretë”, tha Bardhi.

You may also like