Gazmend Hoxha pranon detyrën zyrtarisht si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u organizua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxha, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hoxha, ndër të tjera potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët, transmeton Klankosova.tv.

You may also like