Gazmend Bardhi i përgjigjet Taulant Ballës: Keni frikë nga zbardhja e kësaj afere

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i është përgjigjur deputetit Taulant Balla për çështjen “Becchetti”. Ai tha se dokumenti ku është bazuar PD-ja në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti” nuk është konfidencial, ndryshe nga sa pretendon PS-ja. Refuzimi për ngritjen e këtij Komisoni, sipas Bardhi është tregues se si PS-ja ka shkelur ligjin.

Deklarata e Bardhit:

“Rama ka vendosur që të gris ligjin për Komisionet Hetimor për të mos lejuar opozitën që të faktoj korrupsionin e EdI Ramës. Rama sundon me parimin, tjetër themi e tjetër bëjmë, thjesht po pengoni në pak kohë ngritjen e këtij Komisioni, kërkoni të ndalni transparencë se i trembeni asaj që do të zbulohet, tregoni se keni frikë nga zbardhja e kësaj afere, ju vendosni fatin e një njeriu para interesave të shqiptarëve, e paimagjinueshme që Avokatura e Shtetit t’i kërkojë parlamentit që të mos i ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese, si cenohet interesi publik nga hetimi. Shtetit shqiptar është shtuar 1.7 mln dollar, nuk është konfidencial dokumenti, nuk ka vendim”, tha Bardhi.

You may also like