Gazetarja e krishterë e Al Jazeera-s, shënjestër e qartë izraelite – Shqip

by admin
Spread the love

Zyra e Prokurorit Palestinez tha se gazetarja palestineze e Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh u qëllua nga ushtria izraelite me “qëllim për të vrarë”.

Zyra e kryeprokurorit lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me hetimin për vrasjen e bujshme të këyure ditëve në qytetin e Jeninit të Bregut Perëndimor të pushtuar, mëngjesin e 11 majit.

Deklarata tha se ushtria izraelite “vrau ​​Shireen Abu Akleh me qëllim për të vrarë“, raportoi Anatolia.

“Një hetim në skenën e krimit dhe një pemë aty pranë zbuloi se të shtënat ishin qëlluar në zonën ku ndodhej Shireen Abu Akleh,” thuhet në deklaratë.

Shtohet se ushtria izraelite ndodhej në afërsi.

“Ekipi më i afërt izraelit ishte 150 metra larg Shireen Abu Akleh. Ajo kishte veshur një jelek shtypi dhe një helmetë mbrojtëse kur u godit”, thuhet në deklaratë.

Forcat izraelite vazhduan të hapnin zjarr pasi gazetarja u godit, duke parandaluar ndërhyrjen e shpejtë për ta ndihmuar.

Shireen Abu Akleh, e cila vdiq të mërkurën pasi u qëllua ndërsa raportonte për një bastisje të forcave izraelite në qytetin e Jeninit, u varros të premten.

Ceremonia fetare u mbajt në Katedralen e Ungjillit. Shireen Abu Akleh u varros në varrezat protestante të malit Sion, pranë prindërve të saj.

Gjatë fjalës së tij, Abbas akuzoi Izraelin si përgjegjës për vrasjen e gazetares, e cila ishte e besimit të krishterë.

Edhe përpos këtij fakti, ajo u nderua në mënyrë madhështore nga palestinezët, të cilët mbajën në krah arkivolin me trupin e saj. /tesheshi.com/

Lexo lajme interesante

You may also like