Gazetari suedez Thylin, zbulon se si mund të luajë Suedia kundër Kosovës: Pesë ndryshime nga ndeshja e zhvilluar në mars

by admin
Spread the love

Kosova do të ndeshet me Suedinë në Stokholm të shtunën për kualifikueset e Kupës së Botës.

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Suedia e mposhti Kosovën 3-0 në stadiumi “Fadil Vokrri”, por sipas gazetarit suedez me përvojë të madhe, Stefan Thylin, në fushë do të jetë një kombëtare tjetër suedeze të shtunën edhe pse ai beson që me trajnerin Janne Andersson, ndryshimet nuk janë dramatike.

Suedia ndaj Kosovës me 28 mars startonte ndeshjen me këtë formacion: Kristoffer Nordfeldt – Mikael Lustig, Victor Nilsson Lindelöf, Filip Helander, Ludwig Augustinsson – Viktor Claesson, Sebastian Larsson, Kristoffer Olsson, Emil Forsberg – Zlatan Ibrahimović, Alexander Isak dhe Marcus Berg u fut si rezervist.

Pesë nga lojtarët e përmendur nuk janë të tubuar sot: Mikael Lustig, Sebastian Larsson dhe Marcus Berg (të cilët u larguan nga ekipi kombëtar) dhe Zlatan Ibrahimovic dhe Filip Helander, të dy të dëmtuar.

Sebastian Larsson, tani i pensionuar

Victor Nilsson Lindelöf mund të bëhet baba, por nëse qëndron në shtëpi me gruan e tij, ai mund të zëvendësohet nga Joakim Nilsson, i cili e njeh mirë Marcus Danielson, që pritet të luajë në qendër.

Sipas gazetarit Thylin, në ndeshjen ndaj Kosovës, ekipi startues i Suedisë do të jetë ky: Robin Olsen – Emil Krafth, Victor Nilsson Lindelöf, Marcus Danielson, Ludëig Augustinsson – Viktor Claesson, Mattias Svanberg, Kristoffer Olsson, Emil Forsberg – Dejan Kuluševski, Alexander Isak.

Një gjë tjetër që gazetari Stefan Thylin e përmend është edhe tubimi i Magnus Eriksson, që mund të jetë si zëvendësues interesant në ndeshjen e së shtunës kundër Kosovës.

Ai është 31-vjeçar dhe ndeshjen e tij të parë dhe deri më tani të vetme me Suedinë e ka zhvilluar në vitin 2014, kundër Moldavisë?

Gazetari thotë se Magnus ka qenë lojtari më i mirë suedez i Allsvenskan. Njëmbëdhjetë asistime dhe katër gola dëshmojnë për rëndësinë e tij për Djurgarden. 

You may also like