Gazetari Ratkoceri: Rezultat përfundimtar si duket nuk do të ketë nga ky takim (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për pritjet nga takimi trepalësh Kurti-Vuçiq-BE në Ohër, të cilat po vazhdojnë ende, gazetari dhe kryeredaktori i gazetës “Koha” në Shkup, Arben Ratkoceri në prononcim për gazetarin Hekuran Sokoli në Shqip thotë se ky takim është një ndër më të rëndësishmet në dy dekadat e fundit.

“Ky takim është i një rëndësie të veçantë në dy dekadat e fundit për zhvillimet politike në rajon. Po ashtu, edhe prania e madhe e gazetarëve të rajonit është specifike”, tha ai.

Ratkoceri tha se as sot nuk pritet të ketë marrëveshje sipas parashikimeve të ngjarjeve të ditës.

“Rezultat përfundimtar si duket nuk do të ketë, por ne mund vetëm të parashikojmë meqenëse takimi është hermetikisht i mbyllur. Por, mund të ketë lëvizje dhe rutina mund të vazhdojë në takimin e radhës ndoshta në Bruksel”, tha Ratkoceri.

Megjithatë, atij i bëri përshtypje mbulimi i takimit nga gazetarët nga Shqipëria.

“Por, më bën përshtypje prania e kolegëve fqinje nga Shqipëria, të cilët këtë ngjarje po e mbulojnë në nivel të korrespodentëve, jo sikur kolegët tjerë që kanë ardhur në mënyrë më të organizuar. Kjo është befasuese për mua”, tha gazetari Ratkoceri.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

You may also like